Dua Lipa bëhet pjesë e një prej videolojërave më të shumëpritura në botë

Dua Lipa bëhet pjesë e një prej videolojërave më të shumëpritura në botë

Muzika e Dua Lipës do të jetë pjesë e një prej projekteve më të mëdha të industrisë së videolojërave. Këngëtarja me origjinë shqiptare është përzgjedhur mes artistëve të njohur ndërkombëtarë, këngët e të cilëve do të përfshihen në kolonën zanore të shumëpritur të “Grand Theft Auto VI” (GTA VI). Lista e plotë e këngëve përmban 34 tituj dhe u bë publike në mënyrë të papritur, pasi në internet u shpërndanë fotografi të albumit në formatin vinyl, përpara publikimit zyrtar. Përveç Dua Lipës, në këtë përmbledhje muzikore do të dëgjohen edhe artistë të njohur si Lana Del Rey, Zara Larsson, Jennie, Rina Sawayama, Arca, Tove Lo, Travis Scott, Morgan Wallen dhe Keith Richards. Projekti muzikor mban titullin “GTA VI: The Album” dhe përfshin edhe bashkëpunime të...