Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’ bojkoton auditoret, solidarizohen pas dhunës së Policisë ndaj studentëve

Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’ bojkoton auditoret, solidarizohen pas dhunës së Policisë ndaj studentëve

Universiteteti i Elbasanit është sodilarizuar me studentët e Tiranës, duke u ndërgjegjësuar me ta pas dhunës dhe terrorit të ushtruar nga ana e forcave policore në protestën e së martës, 13 tetor te Ministria e Arsimit. Nga raportimet e fundit, Universiteti i Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’, kanë bojkotuar auditoret, duke mos shkuar në lëkesione. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për studentët e Ekonomikut dhe studentët e Mësuesisë dhe një pjesë e studentëve të qëndrorit, në Universitetin e Elbasanit. Aktualisht ka shpërthyer një revolt protestash studentore dhe të gjimnazistëve, të cilët kanë zgjedhur të solidarizohen pas protestave të dhunshme që u zhvilluan ditën e djeshme te Ministria e Arsimit, e cila agravoi edhe me përdorimin e forcës dhe dhunës nga ana e Policisë së Shtetit.