Zjarri jashtë kontrollit në Finiq, rrezikohen banesat, nuk kursehen as kosheret e bletëve
Në zonën e Finiqit situata paraqitet kritike pasi zjarri i përmasave të mëdha ka dalë jashtë kontrollit dhe vijon të përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë. Flakët nuk kanë kursyer as disa zona të Bashkisë Finiq dhe po afrohen drejt fshatrave, duke krijuar rrezik serioz për banesat në Mesopotam dhe Kostar. Vatra e zjarrit ka avancuar gjithashtu drejt zonave të Delvinës, përfshirë Vllahatin, duke rritur shqetësimin për përhapjen e mëtejshme. Janë 2 helikopterë në terren për të përballuar situatën të cilët ka nisur ndërhyrjen nga ajri për të ndihmuar në izolimin e flakëve dhe për të frenuar avancimin e zjarrit. Forcat në terren vijojnë betejën me flakët, ndërsa autoritetet po monitorojnë me shqetësim situatën, pasi zjarri po përparon në një zonë me...
Burimi:
vizionplus.tv