A do marrë fund ngërçi? Kurti e Abdixhiku takohen nesër në 18:00

A do marrë fund ngërçi? Kurti e Abdixhiku takohen nesër në 18:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojnë nesër në 4 gusht një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krijimin e institucioneve të reja shtetërore. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa konfirmoi për Ekonomia Online se ky takim do të zhvillohet në orën 18:00. “Po, nesër në orën 18:00 në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Mustafa, transmeton Klan Kosova. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Kurti, duke konfirmuar qëndrimin e tyre për të qëndruar jashtë një marrëveshjeje qeverisëse. Të enjten tashmë është e caktuar seanca për konstituimin e Kuvendit dhe mbetet të shihet nëse bisedimet...