Vrasja e 25-vjeçares shtatzënë/ Zbulohet kujt i përkiste arma

Vrasja e 25-vjeçares shtatzënë/ Zbulohet kujt i përkiste arma

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Malishevë, ku humbi jetën një 25-vjeçare, tetë muajshe shtatzënë. Arma e përdorur në ngjarje ishte në pronësi të babait të bashkëshortit të viktimës, i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Sipas të dhënave të bëra publike, arma ishte me leje. Ndërkohë, bashkëshorti i 25-vjeçares, i cili është i dyshuari kryesor për ngjarjen, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim mjekësor. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, rrethanat në të cilat ndodhën të shtënat dhe motivin e mundshëm të krimit.