Mashtruan 70-vjeçarin përmes AI dhe i morën 100 mijë euro, dy të arrestuar

Mashtruan 70-vjeçarin përmes AI dhe i morën 100 mijë euro, dy të arrestuar

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, gjatë 2 operacioneve kundër mashtrimit dhe vjedhjes, të kryera nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në operacionin “Shuma”, dy persona, shtetasit Brian Serica dhe Skerdi Meta u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi mashtruan një 70-vjeçar dhe i morën 100 mijë euro. Ata përdorën inteligjencën artificiale për t’ju prezantuar të moshuarit, që ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave, si të njohurit e tij. Mësohet se ata kanë përdorur edhe emrin e biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj, për të arritur objektivin e tyre. “Jam Bashkim Ulaj, jepi 100 mijë euro”, dyshohet të jenë fjalët e gjeneruara me AI, të cilat bindën të moshuarin që të dorëzonte paratë. Ndërkohë në...