Prokurori nuk duhet të jetë vula e Policisë – Edmond Petraj: Drejtësia nuk matet me numrin e prangave
Avokati Petraj ngre shqetësimin për mënyrën se si duhet të funksionojë raporti mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, duke theksuar se prokurori nuk duhet të marrë si të mirëqenë versionin e policisë, por ta kontrollojë dhe verifikojë atë në mënyrë të pavarur. Në një koment të gjatë mbi drejtësinë penale, Petraj argumenton se materiali policor përbën vetëm pikënisjen e hetimit dhe jo të vërtetën e provuar. «“Prokurori nuk është noter i policisë. Detyra e tij është të kontrollojë, të verifikojë dhe të kërkojë të vërtetën”, është thelbi i qëndrimit të tij.» Sipas avokatit, informacionet operative, etiketimet apo dyshimet ndaj një personi nuk mund të trajtohen automatikisht si prova. Prokuroria duhet të kërkojë burimin e informacionit, të verifikojë faktet dhe të administrojë jo vetëm provat që...
Burimi:
ntv.al