Tensione të ashpra në Ceuta! Turma e emigrantëve marokenë bërtasin ‘Allahu Akbar’, përleshen me policinë spanjolle

Tensione të ashpra në Ceuta! Turma e emigrantëve marokenë bërtasin ‘Allahu Akbar’, përleshen me policinë spanjolle

Situata në enklavën spanjolle të Ceutës vijon të mbetet e tensionuar pas fluksit masiv të emigrantëve nga Maroku, ku rreth 60 mijë persona kaluan kufirin në një prej episodeve më të mëdha të migracionit të regjistruara në këtë territor. Pas ngjarjeve dramatike të së enjtes dhe së premtes, rrugët e qytetit u shndërruan në skena përplasjesh mes emigrantëve dhe forcave të policisë spanjolle, të cilat u përforcuan për të rikthyer kontrollin e situatës. Pamje të publikuara në rrjet tregojnë një grup emigrantësh duke transportuar një person të plagosur, të mbështjellë me batanije, ndërsa pretendojnë se ai ishte goditur nga policia. Në video dëgjohen gjithashtu thirrje fetare nga turma. Më pas shpërthyen përleshje të tjera, ku në disa pamje shihen efektivë të Policisë Kombëtare Spanjolle duke...