VIDEO/ Shpërthen vatra e zjarrit në Moglicë

VIDEO/ Shpërthen vatra e zjarrit në Moglicë

Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Opar të njësisë administrative të Moglicës në Maliq. Sipas të dhënave, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte. Mësohet se drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse që do të bëjnë të mundur izolimin e vatrës. Nuk dihet ende sipërfaqja e prekur por siç duket edhe në pamje, zjarri ka nevojë për ndërhyrje urgjente për të mos u përhapur më tej.