20-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik në Ksamil (EMRI)
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil pranë vendit të njohur si “Pema e Thatë”. Bëhet me dije se 20-vjeçari Antonio Mateli, banues në Ksamil, ka humbur drejtimine mjetit. Ai është dërguar menjëherë për në spital, por ak humbur jetën gjatë transportit si pasojë e plagëve të marra. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e aksidentit. Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.
Burimi:
vizionplus.tv