Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot ua ka dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës dy personaliteteve amerikane, Joseph DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit. Në një postim, Haxhiu vlerësoi kontributin shumëvjeçar të çiftit DioGuardi në mbështetje të Kosovës dhe në sensibilizimin e opinionit politik në Shtetet e Bashkuara për çështjen e shqiptarëve të Kosovës. Sipas saj, Joe dhe Shirley DioGuardi kanë qenë zë i Kosovës në Washington në një periudhë kur çështja e saj ishte pak e dëgjuar, duke folur për Kosovën në Kongresin amerikan, duke prezantuar dëshmi dhe duke kundërshtuar propagandën e Beogradit. Haxhiu theksoi se angazhimi i tyre ka vazhduar për vite me radhë, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. “Dy njerëz që për...