Haxhiu në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: “Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës”

Haxhiu në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: “Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës”

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot gazetarë ukrainas që po qëndrojnë në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës. Në fjalën e saj, Haxhiu tha se disa prej gazetarëve ukrainas e kanë pasur Kosovën si shtëpi të përkohshme gjatë viteve të luftës, prej nga kanë vazhduar të raportojnë dhe të punojnë për vendin e tyre. Ajo theksoi se përvoja e Kosovës me luftën e ka bërë më të kuptueshme për shoqërinë kosovare koston njerëzore të konfliktit. “E dimë çfarë do të thotë të largohesh nga shtëpia pa e ditur kur do të kthehesh. E dimë sa shumë vlen kur të tjerët të qëndrojnë pranë pikërisht atëherë kur ke më...