Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen të martën në përpjekje për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit pas zgjedhjeve të qershorit. Besian Mustafa nga LDK i tha Radios Evropa e Lirë se takimi do të mbahet në orën 18:00 të së martës, në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Kurti iu drejtua me ftesë edhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës, por krerët e dy partive e refuzuan takimin. Ftesa e Kurtit, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e 7 qershorit, vjen tri ditë para se të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së njëmbëdhjetë të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Në letrën që...
Burimi:
vizionplus.tv