Propozimi i PS për reformën territoriale, deputeti socialist kundër Ramës, Sinaj: Selenica bashki më vete
Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka dalë publikisht kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë Selenicë me Bashkinë Vlorë, në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale. Përmes një reagimi në Facebook, Sinaj shprehet se vendimmarrja duhet të mbështetet jo vetëm tek ekspertët, por mbi të gjitha te zëri dhe interesi i qytetarëve. “Pasi u njoha me projektin e ri të reformës administrativo-territoriale, po paraqes argumentet e mia lidhur me kundërshtimin e idesë së bashkimit të bashkisë së Selenicës me atë të Vlorës.Mendimi im është që duhet dëgjuar zëri i ekspertëve, por mbi të gjitha zëri dhe interesi i qytetarëve”, shkruan Sinaj. Sipas tij, problemi kryesor nuk është numri i bashkive, por mënyra se si ndahet buxheti i shtetit. Deputeti argumenton se rreth 90% e buxhetit...
Burimi:
vizionplus.tv