Zjarr në një apartament në Korçë, humb jetën një 74-vjeçar

Zjarr në një apartament në Korçë, humb jetën një 74-vjeçar

Kronikë E Shtunë, 11 Korrik 2026 17:07 Një 74-vjeçar ka humbur jetën pas një zjarri që përfshiu apartamentin e tij pasditen e së shtunës në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, flakët shpërthyen në një apartament të një pallati, ndërsa tymi u përhap me shpejtësi edhe në katet e tjera të godinës, duke rrezikuar banorët. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat ndërhynë për evakuimin e banorëve dhe izolimin e zonës, ndërsa vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve. Viktima është identifikuar si U.H., 74 vjeç, i cili nuk arriti të mbijetojë si pasojë e zjarrit. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia, megjithatë shkaku i saktë mbetet ende i paqartë. Pas...