Tabaku: Rritja ekonomike për pakicën, varfëri dhe pensione të ulëta për shumicën
Reagim i deputetes demokrate, Jorida Tabaku, në rrjetet sociale: Sistemi i dështuar që punon për pakicën!Qeveria përpiqet çdo ditë t’u mbushë mendjen shqiptarëve se ekonomia po ecën mirë. Por pyetja është e thjeshtë: kush përfiton nga kjo rritje ekonomike?Qeveria pretendon se nga viti 2021 deri në vitin 2025 ekonomia shqiptare është zgjeruar me mbi 24%. Por sa janë rritur pensionet gjatë këtyre katër viteve? Sa ka ndryshuar jeta e pensionistëve, përtej indeksimeve të vogla që paraqiten si dhurata të qeverisë?E vërteta është krejt tjetër.Sot, 27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet drejt kufirit të varfërisë ekstreme.Pensioni mesatar i pensionistëve të rinj vitin e kaluar ra në vetëm 16 mijë lekë, rreth 3% më pak se pensioni i atyre që dolën në pension në vitin...
Burimi:
kohajone.com