Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

Në një kohë kur pagesat me kartë, telefon apo orë inteligjente janë bërë pjesë e përditshmërisë, mund të duket paradoksale që gjithnjë e më shumë evropianë po zgjedhin të mbajnë para cash në shtëpi. Por sipas Bankës Qendrore Evropiane (BQE), kjo është pikërisht ajo që po ndodh sot në kontinentin plakë. Arsyeja nuk është nostalgjia për kartëmonedhat apo mosbesimi ndaj teknologjisë. Frika nga luftërat, sulmet kibernetike, ndërprerjet masive të energjisë, zjarret, përmbytjet dhe ngjarje të tjera që mund të paralizojnë sistemet elektronike të pagesave ka bërë që shumë familje ta shohin paranë fizike si një “rrjet sigurie”. Shifrat tregojnë qartë këtë ndryshim. Sipas të dhënave të BQE-së, të cituara nga The Guardian, vlera e kartëmonedhave euro në qarkullim është rritur nga rreth 1 trilion euro në vitin...