VIDEO/ Në pritje të koncertit te Kanye West, të rinj vendas e të huaj mblidhen në ‘Eagle Stadium’
Sonte në mbrëmje në orën 20:00 mbahet koncerti i këngëtarit të njohur amerikan Kanye West. Qindra fansa të këngëtarit të njohur Kanye Uest kanë nisur të mblidhen në Eagle Stadium. Të pyetur nga mediat, disa prej tyre, shumica të huaj, thonë se kanë ardhur në Shqipëri posaçërisht për të ndjekur koncertin e reperit amerikan. “Vijmë nga Greqia kemi katër ditë këtu, kryeqyteti është mjaft i bukur, është hera e parë këtu. Nga koncerti presim më të mirën”, tha një i ri nga vendi fqinj. “Jam nga Greqia, nga Selaniku, është hera e parë këtu. E dua Shqipërinë. Kemi ardhur me njerëz të tjerë”, tha një tjetër. “Kemi ardhur veçanërisht për koncertin”, tha një tjetër.“Kemi ardhur nga Tepelena për koncertin, por jetojmë në Irlandë. Më pëlqen...
Burimi:
javanews.al