OKB kundërshton përpjekjet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit
Vendet e botës duhet të refuzojnë përpjekjet e Iranit për të vendosur kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë, sipas një deklarate të IMO, raportoi “Reuters”. Këshilli drejtues i Organizatës Ndërkombëtare Detare të OKB-së (IMO) miratoi një dokument ku dënon vendimin e Iranit për krijimin e një strukture, që synon të kontrollojë trafikun detar në këtë ngushticë. IMO deklaroi se vendet anëtare nuk duhet të njohin pretendimet e Iranit për sovranitet mbi ujërat e Ngushticës së Hormuzit dhe as vendimet që mund të pengojnë lundrimin ndërkombëtar. Tensionet u rritën këtë javë, pas përplasjeve mes SHBA-së dhe Iranit, përfshirë sulme ajrore amerikane, pas akuzave të Uashingtonit se Teherani ishte përgjegjës për sulme ndaj anijeve. Ngushtica...
Burimi:
javanews.al