Shqiptari arrestohet në Greqi pas një serie vjedhjesh, u zbulua nga tableti i grabitur
Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, i dyshuar për një sërë vjedhjesh në zonat e Evias dhe Fthiotidës. Sipas autoriteteve, ai kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi në vitin 2021 dhe që prej asaj kohe nuk ishte pajisur me leje qëndrimi. Sipas hetimeve, të enjten ai dyshohet se vodhi një automjet nga oborri i një banese në Edipsos dhe më pas u largua drejt Fthiotidës. Një ditë më vonë, ai hyri me forcë në shtëpinë e një mësueseje në Nea Anhialos, nga ku mori bizhuteri, ora, një kompjuter portativ, një tablet dhe sende të tjera me vlerë. Zbulimi i autorit u bë falë funksionit të gjurmimit të tabletit të vjedhur. Pasi pa vendndodhjen e pajisjes në zonën e Glyfas, pronarja njoftoi...
Burimi:
syri.net