72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi jetën, flasin fqinjët: Ishte konsumator alkooli, në momentin e zjarrit na rrezikoi

72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi jetën, flasin fqinjët: Ishte konsumator alkooli, në momentin e zjarrit na rrezikoi

Një 72-vjeçar humbi jetën ditën e sotme në qytetin e Korçës pasi i vuri zjarrin banesës së tij, ndërsa rrezikoi edhe jetët e një çifti qiramarrësish. Fqinjët e 72-vjeçarit Urim Hysolli, tregojnë se i moshuari pak kohë më parë ishte kthyer në banesën e tij në Korçë dhe rrinte në një nga dhomat e shtëpisë së tij, të cilën e kishte lëshuar me qira. Sipas fqinjëve i moshuari kishet tentuar edhe herë tjetër të digjte banesën, pasi shpesh ndodhej nën efektin e alkoolit. “Qiramarrësit janë njerëz të mirë. Ai ja vuri zjarrin banesës. Qëkur ka ardhur në Korçë vetëm pinte, ishte bërë problem”, tha një nga fqinjët e 72-vjeçarit. Ndërkohë qiramarrësja ka treguar momentin kur nisi gjithçka. Ajo ka rrëfyer se ndodhej në banesë bashkë...