Lamallari përgëzon operacionin “Fury”: Arrestohen në Durrës dy persona në kërkim ndërkombëtar për vrasje
Kronikë E Shtunë, 11 Korrik 2026 15:26 Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka përgëzuar Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe partnerët amerikanë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) për finalizimin me sukses të operacionit ndërkombëtar të koduar “Fury”, që çoi në arrestimin e dy personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Durrës. Përmes një reagimi publik, Lamallari theksoi se bashkëpunimi mes agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit është arma më e fortë në luftën kundër krimit. “Krimi është më i dobët përballë një fronti të përbashkët të agjencive brenda dhe jashtë vendit dhe qytetarëve që distancohen dhe raportojnë çdo paligjshmëri apo person të rrezikshëm që përpiqet të përfitojë në kurriz të tyre dhe shtetit të së drejtës”, u shpreh ministri....
Burimi:
kohajone.com