Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë tunelit në Vlorë
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë tunelit në Vlorë. Flakët janë shfaqur në një zonë me pisha dhe bimësi, pranë një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, ku ndodhen hotele, restorante dhe biznese të shumta. Për shuarjen e zjarrit janë nisur dy shërbime zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë në terren për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt bizneseve dhe strukturave turistike. Situata po monitorohet nga shërbimet në vendngjarje. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk bëhen të ditura.
Burimi:
syri.net