Zielinski: Erdha në Itali për 100 mijë euro. Viti im i parë i keq tek Interi? Faji ishte i këpucëve…
5 Gusht 2026 11:04 Alfred Lleshi Piotr Zielinski, 32 vjeç, rrëfen rrugëtimin e tij 15-vjeçar në Itali dhe jetën tek Interi. Mesfushori polak thotë se Serie A ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë: “Jam i lidhur me këtë vend. Këtu hahet mirë, jetohet mirë dhe ka gjithçka që një futbollist dëshiron”. Ai kujton transferimin tek Udinese në vitin 2011: “Kartoni im kushtoi vetëm 100 mijë euro. Mendoj se ishte një investim i mirë”. Në fillim pati vështirësi me gjuhën dhe madje mendoi të kthehej në Poloni, por u ndihmua nga klubi. Zielinski zbulon se idhulli i tij ishte Tomas Rosicky: “Fëmijët shikonin Zidane, Iniesta apo Ronaldinho, por mua më emociononte Rosicky. E shihja veten te disa cilësi të tij”. Për sezonin e parë të vështirë...
Burimi:
telesport.al