Pas 8 vitesh bashkë, Atalanta i jep lamtumirën Gjimshitit. Shqiptari transferohet në Arabinë Saudite
Atalanta po përgatitet t’i japë lamtumirën Berat Gjimshitit pas 8 sezonesh të kaluara me klubin brgamask. Mbrojtësi dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, 33 vjeç, është shumë pranë transferimit tek Al Diriyah në Arabinë Saudite. Klubi italian do të kishte dashur ta mbante në skuadër edhe për të paktën një sezon tjetër, por në fund ka pranuar dëshirën e futbollistit, i cili kërkon një eksperiencë të re jashtë vendit, më fitimprurëse. Transferimi do të kryhet në mënyrë përfundimtare dhe operacioni kap vlerën e 3 milionë eurove. Gjimshiti largohet nga Atalanta pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme, ku u shndërrua në një nga liderët e mbrojtjes së skuadrës bergamaske. Ai ka qenë dhe mbetet pikë referimi edhe për kombëtaren shqiptare. Dhe meqë jemi te kjo...
Burimi:
telesport.al