Procesi për vdekjen e Maradonës, truproja: “Ishte i fryrë dhe donte vetëm të dilte jashtë”

Procesi për vdekjen e Maradonës, truproja: “Ishte i fryrë dhe donte vetëm të dilte jashtë”

5 Gusht 2026 10:57 Alfred Lleshi Dëshmi të reja kanë rikthyer vëmendjen te procesi për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Në Gjykatën e San Isidros dëshmoi Aníbal Martín Domínguez, ish-anëtar i shërbimit të sigurisë së legjendës argjentinase, i cili foli për ditët e fundit të jetës së “Pibe de Oro” në shtëpinë në Tigre, pas operacionit për hematomë subdurale. “Diego ishte i fryrë dhe nuk ndihej mirë”, – deklaroi truproja, duke shtuar se e kishte vënë re disa herë këtë gjendje dhe ia kishte raportuar neurokirurgut Leopoldo Luque, një prej të akuzuarve kryesorë. – Nuk ishte Diego që njihja. Ai rrinte shumicën e kohës në dhomë, dilte rrallë dhe ishte shpesh nervoz”. Domínguez tregoi edhe një episod pesë ditë para vdekjes së Maradonës. Më 20...