E bujshme, Berat Gjimshiti lë Atalantën pas 8 sezonesh, kapiteni kuqezi firmos në kampionatin arab
Pas tetë sezonesh të mbushura me sukses, rrugëtimi i Berat Gjimshitit me Atalantën po shkon drejt fundit. Mbrojtësi 33-vjeçar i Kombëtares shqiptare pritet të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, ku do t’i bashkohet skuadrës së Al Diriyah. Klubi italian kishte shprehur dëshirën për ta mbajtur në organikë edhe për një sezon tjetër, duke vlerësuar kontributin dhe eksperiencën e tij. Megjithatë, drejtuesit e Atalantës kanë respektuar vullnetin e futbollistit për të nisur një aventurë të re jashtë Italisë. Transferimi do të kryhet në formë përfundimtare, ndërsa Atalanta do të arkëtojë rreth 3 milionë euro nga shitja e mbrojtësit shqiptar, duke i dhënë fund një bashkëpunimi tetëvjeçar që la gjurmë në historinë e klubit bergamask. Berat Gjimshiti ishte padyshim një nga pikat më të forta të skuadrës...
Burimi:
gijotina.com