Zyrtare/ Kapiteni i Egnatia-s vishet i kuqi, klubi nga Malajzia prezanton mbrojtësin shtatëlartë
Selangor ka prezantuar Arbenit Xhamajlin. Kapiteni i Egnatias, pasi Aleksi u ul në stol, u largua pikërisht pas turit të dytë të Ligës së Kampioneve. 28-vjeçarit i kishte mbetur edhe një vit kontratë, ndërsa nuk u arrit rinovimi i kontratës me Egnatian. Xhemajli bëhet i kuq, teksa edhe Egnatia ka përfituar në arkë nga ky transferim. Eksperienca e radhës e gjen për herë të parë jashtë Europës. Kujtojmë se me Egnatian fitoi tre tituj kampion. Po ashtu edhe Kupën e Superkupën e Shqipërisë. Në total regjistroi 124 paraqitje.
Burimi:
gijotina.com