Zgjedhjet në Kosovë/ Bushati: Vetëvendosja dominon garën me një narrativë të qartë

Zgjedhjet në Kosovë/ Bushati: Vetëvendosja dominon garën me një narrativë të qartë

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e narrativave në zgjedhje. Ai u ndal te përplasjet mes figurave politike si Albin Kurti, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani, duke vlerësuar se vetëm Vetëvendosja hyn në garë me një mesazh të qartë dhe të strukturuar për elektoratin. Andi Bushati: Përveç pak a shumë kësaj që u tha, llogarive numerike, politika dhe sidomos zgjedhjet kanë dhe një garë narrativash. Albin Kurti është njeri që ndan. Ti mund të biesh apo mos biesh dakord me narrativën e atij. Por, unë shumë herë kam rënë dakord, për herën e fundit s'kam rënë dakord, nuk ka rëndësi. Por është bindës ose jo bindës për njerëzit ose...