Çmenduri për “El Clasico”-n, çmimi i biletave shkon deri në 12,500 euro, një rekord i ri

Çmenduri për “El Clasico”-n, çmimi i biletave shkon deri në 12,500 euro, një rekord i ri

Më 10 maj, Barcelona do të mirëpresë Real Madridin në një stadium të mbushur plot me lojtarë të rinj, ku çmimet e biletave janë marramendëse dhe të ardhurat e pritura të katalanasve, gjithashtu marramendëse. Me Barcelonën që i është shkëputur Realit të Madridit 11 pikë, “El Clasico” e ardhshme pritet të shndërrohet në një festë titulli për Blaugranat, pasi do t’i mjaftonte edhe një barazim për t’u shpallur kampion… Ka entuziazëm në të gjithë Barcelonën për ndeshjen e madhe dhe kërkesa për bileta është vërtet e pabesueshme pasi të gjithë duan të jenë në Camp Nou. Megjithatë, stadiumi i Barcelonës ende nuk është 100% gati dhe funksionon me kapacitet të kufizuar, gjë që ka bërë që çmimet e biletave të mbetura të rriten në mënyrë...