Spektakël në Liverpool/ Everton ndihmon Arsenalin dhe frenon Manceshter City në barazimin 3-3 , Chelsea humbet në shtëpi
Everton dhe Manchester City bëhen protagoniste të një ndeshjeje emocionuese në javën e 35 të Premier League. Në Hill Dickinson Stadium kjo ndeshje u mbyll me barazimin spektakolar 3-3 me Everton që ndihmon Arsenalin në garën me Manchester City në garën për titullin e Premier League. Pjesa e parë e sfidës u mbyll me avantazhin 1-0 të Manchester City falë një goli të bukur të Jeremy Doku, një rezultat që nuk përligjte dominimin e Citizens. Pas pushimit të ndeshjes u pa një Everton akoma më kërkues me skuadrën nga Liverpool që krijoi mundësi të mira shënimi por që nuk u konvertuan në gol për meritë të Donnarumma. Por në minutën e 68 një gafë e Marc Guehi ndëshkoi Manchester City teksa i dha mundësinë Thierno...
Burimi:
top-channel.tv