Njollat kafe nuk vijnë vetëm nga dielli, ja gabimet e përditshme që po dëmtojnë lëkurën tuaj pa e kuptuar
Ekspozimi ndaj diellit nuk lidhet vetëm me mungesën e kremit mbrojtës. Faktorë të përditshëm, që shpesh kalojnë pa u vënë re, mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme dhe më të rrezikuar ndaj dëmtimeve. Një prej tyre janë produktet që përdoren për kujdesin e lëkurës. Disa kremra kundër plakjes apo trajtime për aknet ndikojnë në shtresën mbrojtëse të lëkurës dhe e bëjnë atë më të ndjeshme ndaj rrezeve UV. Përbërës si retinoli, vitamina A, acidi glikolik, acidi salicilik apo hidrokinoni mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj diellit. Edhe disa ilaçe mund të kenë të njëjtin efekt. Trajtimet për aknet, por edhe disa antibiotikë, ilaçe kundër depresionit apo anti-inflamatorë mund ta bëjnë lëkurën më të prirur ndaj djegieve nga dielli. Ndikim ka edhe mënyra e të ushqyerit....
Burimi:
syri.net