Dështim i shtetit, mungesë parqesh dhe neglizhencë që sollën humbjen e jetëve të fëmijëve

Dështim i shtetit, mungesë parqesh dhe neglizhencë që sollën humbjen e jetëve të fëmijëve

Nga Flamur Noka  Dje, si prind, si qytetar i këtij vendi, por edhe si përfaqësues i popullit opozitar në Kuvendin e Shqipërisë, reagova ndaj ngjarjes së kobshme në #Durrës, ku mbetën të vrarë dy fëmijë dhe një i tretë u plagos rëndë. Pashë e dëgjova nga mediat se banorët ishin ankuar në polici për fqinjin e tyre problematik, i cili shpesh qarkullonte atje me shpejtësi të lartë. Një vesh i shurdhër, një sy i mbyllur, një gojë e heshtur, një gotë më shumë, një "varja" më shumë, të bëra bashkë sollën një tragjedi. Sot dëgjova mësuesen që tregoi përpjekjen që bëhet për t'i larguar fëmijët nga vetmia e celularit dhe për t'i kthyer ata në lojërat në grup, në mjedise të hapura si dikur. Mirë...