Dy të vdekur dhe 22 të plagosur/ Bilanc i rëndë nga ngjarja në Leipzig
Një alarm u dha të hënën pasdite në qendër të Leipzigut, në Grimmaise Strasse, kur në rrethana ende të paqarta, një makinë u përplas me shpejtësi të lartë në një turmë këmbësorësh duke rezultuar në vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve, dy prej të cilëve rëndë. Sipas “Bild”, pak më vonë policia vazhdoi arrestimin e autorit, i cili thuhet se vuante nga probleme psikologjike. Motivi i tij nuk është përcaktuar ende. Thuhet se shoferi e ka ndaluar vetë automjetin e tij dhe është arrestuar ndërsa ndodhej brenda tij. Rreth dhjetë ambulanca, makina patrullimi dhe dy helikopterë nxituan në vendngjarje, ndërsa dyqanet në trotuarin ku ndodhi incidenti ishin të mbyllura. Sipas shefit të zjarrfikësve të qytetit, Axel Schuh, rreth 40 zjarrfikës dhe...
Burimi:
syri.net