“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

Gjykata e Lartë vendosi rishikimin e praktikës gjyqësore të masës së arrestit me burg. Kolegjet e Bashkuara të gjyqtarëve qartësojnë se vendimet e gjykatave për masat e sigurisë duhet të jenë të arsyetuara, pse duhet ‘arrest me burg’ në vend të një mase alternative. Sipas gjyqtarëve të lartë, duhet  të argumentohet me prova se pse duhet vazhduar një masë arrest me burg dhe jo e kundërta, si edhe rrezikshmëria e një personi të akuzuar që sjell automatikisht “arrestin me burg” nuk mund të caktohet vetëm nga vepra penale. Por, për juristin Kreshnik Spahiu edhe pse ky është një vendim historik, sipas tij duhet të ishte marrë më herët, pasi burgjet shqiptare janë mbushur me të paraburgosur për vepra penale “ordinere”, siç i cilëson ai. I ftuar në emisionin...