VIDEO/ Çasti që solli katastrofën në Nepal dhe Tibet, shikoni pamjet tronditëse nga shkëputja e akullnajës në Himalaja!

VIDEO/ Çasti që solli katastrofën në Nepal dhe Tibet, shikoni pamjet tronditëse nga shkëputja e akullnajës në Himalaja!

Pamje dramatike nga Himalajet tregojnë pasojat e shembjes së një akullnajeje, një fenomen që dyshohet se lidhet me përmbytjet masive që kanë goditur zonat e Nepalit dhe Tibetit. Në videot e publikuara shihet qartë peizazhi pas shembjes, me një shpat të tërë të zhveshur nga akulli dhe i mbuluar me masa dheu e mbetjesh. I njëjti territor, sipas imazheve të mëparshme satelitore, ishte i mbuluar nga akulli. Katastrofa ka shkaktuar një bilanc të rëndë njerëzor. Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet dhe organizatat ndërkombëtare, qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa 1,924 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes personave që ende nuk janë gjetur raportohet se ka edhe turistë dhe pelegrinë të huaj. Në zonat e prekura vijojnë kërkimet për të mbijetuarit. Mijëra forca sigurie...