Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë për mbështetje ushtarake nga aleatët perëndimorë

Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë për mbështetje ushtarake nga aleatët perëndimorë

Ukraina pritet të kërkojë edhe 20 miliardë dollarë financim ushtarak nga aleatët e saj perëndimorë gjatë një takimi që do të zhvillohet javën e ardhshme, me synimin për të forcuar pozicionin e saj në fushën e betejës kundër Rusisë. Sipas një burimi ukrainas të cituar nga mediat ndërkombëtare, kërkesa do të paraqitet të enjten në mbledhjen e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i njohur edhe si “Grupi Ramstein”, ku marrin pjesë më shumë se 50 vende që koordinojnë mbështetjen ushtarake dhe ekonomike për Kievin. Ngadalësim i avancimit rus Autoritetet ukrainase vlerësojnë se forcat ruse kanë ngadalësuar ndjeshëm përparimin e tyre gjatë muajve të fundit. Sipas Kievit, një rol të rëndësishëm në këtë zhvillim kanë luajtur sulmet me dronë me rreze të mesme veprimi,...