Sali Berisha: Faleminderit SHBA! Sanksionet janë hequr ndaj meje dhe familjes time

Sali Berisha: Faleminderit SHBA! Sanksionet janë hequr ndaj meje dhe familjes time

Një ditë pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, kryetari i PD Sali Berisha falenderoi administratën e Presidentit Trump që korrigjoi sipas tij një padrejtësi të administratës së mëparshme. Në një konferencë me gazetarët Berisha sqaroi  se sanksionet ndaj tij janë hequr “Departamenti i Shtetit ka dhënë përgjigjen më të qartë se nuk është në listë, është hequr nga lista e atyre që nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ai dhe familjarët e tij. Familjarët e tij. Dhe persona të tjerë që s’kanë lidhje me mua. Tani, edhe dje jua theksova. Sali Berisha s’ka qenë kurrë non-grata. Shpallja non-grata bazohet në Konventën e Vjenës. Kurse dizenjimi për mos-hyrje në territorin e Shteteve të Bashkuara ka në bazë një ligj të Kongresit të Shteteve...