Heqja e sanksioneve ndaj Berishës/ Boçi: PD me një start të ri, jemi partia më pro-amerikane dhe pro-kombëtare
Partia Demokratike ka nisur një rrugëtim të ri politik, duke premtuar një ndryshim thelbësor në qasjen dhe komunikimin me qytetarët. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Edvin Parrucës, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha se pas një periudhe të gjatë, partia tashmë ka gjetur një strategji të re për të dalë nga kjo situatë. Sanksionimi i Berishës, i cili siç theksoi Boçi, është përdorur si bazë për sulme politike, linçime dhe akuza nga më të ndryshmet, tashmë po trajtohet si një padrejtësi që duhet kthyer mbrapsht tek akuzuesit. Sipas tij, PD mbetet thellësisht pro-amerikane dhe pro-kombëtare, duke e lënë pas këtë kapitull për t'u fokusuar në një start të ri dhe transparent para opinionit publik dhe ndërkombëtar. Teksa foli...
Burimi:
syri.net