Zbulimi tronditës në Poloni/ Gjenden mbetje të embrioneve njerëzore në kopshtin e një shtëpie, arrestohet mjekja 57-vjeçare

Zbulimi tronditës në Poloni/ Gjenden mbetje të embrioneve njerëzore në kopshtin e një shtëpie, arrestohet mjekja 57-vjeçare

Një zbulim tronditës është bërë në Poloni, ku në kopshtin e një prone private janë gjetur mbetje të embrioneve njerëzore. Pas zbulimit, autoritetet kanë arrestuar një mjeke patologe 57-vjeçare, e cila ishte pronarja e mëparshme e pronës. Sipas agjencisë polake të lajmeve PAP, duke cituar Prokurorinë e Rzeszowit në juglindje të vendit, pronarët e rinj të shtëpisë në fshatin Lutorij, rreth 12 kilometra larg qytetit, zbuluan gjatë punimeve gërmuese sasi të mëdha mbetjesh mjekësore të groposura në truall. Mes materialeve të gjetura kishte blloqe parafine, lama mikroskopike, si dhe mbetje biologjike. Sipas zyrës së prokurorit, ndër objektet e zbuluara ishte një fetus njerëzor dhe mbetje të tjera që dyshohet se i përkasin fetuseve njerëzore në faza të ndryshme të zhvillimit. “Objektet u zbuluan gjatë punimeve...