NATO paralajmëron zvogëlim gradual të pranisë së KFOR-it
Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjenerali i Forcave Ajrore amerikane Alexus G. Grynkewich, njoftoi sot, më 12 qershor, se Aleanca do të nisë një përshtatje graduale të pranisë së saj ushtarake në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm. Sipas tij, ky vendim vjen si rezultat i “përmirësimit të ndjeshëm të situatës së sigurisë në vend”. Njoftimi i NATO-s u publikua simbolikisht në përvjetorin e 27-të të çlirimit të Kosovës, pas ndërhyrjes ajrore të Aleancës në vitin 1999 ndaj caqeve serbe dhe jugosllave. Shenjat e përmirësimit “Gjatë viteve të fundit, situata e sigurisë në Kosovë ka shënuar përmirësim të vazhdueshëm. Si pasojë, në janar NATO pezulloi dislokimin e forcave rezervë për KFOR-in, duke i dhënë fund një periudhe mbi dyvjeçare rotacioni të vazhdueshëm. Duke...
Burimi:
vizionplus.tv