Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina
Aksident i rëndë në aksin Korçë - Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë. Një mjet përplas një fëmijë që ka qenë në rrugë duke ecur, mësohet se fëmija ka ndërruar jetë. Nga informacionet paraprake, fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna por goditja ka qenë fatale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Burimi:
syri.net