U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton në spital efektivin e plagosur: Misioni ka rrezikun e vet, keni përkrahjen time

U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton në spital efektivin e plagosur: Misioni ka rrezikun e vet, keni përkrahjen time

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, paraditen e sotme vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësin e Policisë së DVP Korçë, i cili, së bashku me kolegun, gjatë përmbushjes së detyrës për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, u dëmtuan si pasojë e përplasjes së qëllimshme të automjetit nga njëri prej personave që më pas u arrestua gjatë operacionit. “Të uroj shërim sa më të shpejtë ty dhe kolegut tjetër, i cili fatmirësisht është më mirë dhe është larguar pranë banesës. Keni treguar përgjegjësi dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës. Përmbushja e detyrës dhe e misionit tonë ka edhe rrezikun me vete, por kur kemi zgjedhur këtë mision, kemi marrë parasysh se të jesh në shërbim të ligjit dhe qytetarëve ka...