Juventus e Vlahovic, një javë kohë për të gjetur marrëveshjen: Duam të vijojmë së bashku, por se si, nuk e di…

Juventus e Vlahovic, një javë kohë për të gjetur marrëveshjen: Duam të vijojmë së bashku, por se si, nuk e di…

‘Ne duam të vazhdojmë me Vlahovic, por sesi, këtë nuk e di’-kështu u shpreh Shefi Ekzekutiv i Juventusit, Damien Comolli për të ardhmen e sulmuesit serb, kontrata e të cilit me bardhezinjtë skadon në muajin e ardhshëm. Klubi bardhezi dhe Luciano Spalletti e duan ende ta kenë në skuadër, por ashtu siç e tha edhe Comolli, gjithçka do të varet nga Dusan Vlahovic dhe babai i tij. Për momentin e gjithë kjo çështje ka mbetur pezull; pretendimet e Vlahovic janë shumë të larta me sulmuesin që nuk ka ndërmend të pranojë një pagë më pak se 8 milionë euro në sezon për 3 vjet plus bonusin për firmën. Shifra këto që klubi bardhezi i konsideron jashtë parametrave. Me fjalë të tjera, palët nuk lëvizin nga...