Fluks i madh turistësh në Lezhë, Policia Rrugore shton shërbimet për të shmangur radhët e gjata

Fluks i madh turistësh në Lezhë, Policia Rrugore shton shërbimet për të shmangur radhët e gjata

Atraksionet e ndryshme turistike në Lezhë kanë sjellë një numër shumë të madh turistësh, duke shkaktuar edhe fluks të lartë qarkullimi të automjeteve. Në këto kushte, Policia Rrugore ka shtuar shërbimet në terren, me qëllim menaxhimin e fluksit dhe shmangien e krijimit të radhëve të gjata në pikat më problematike. “Kemi marrë masa me të gjithë punonjësit që kemi në dispozicion me sistem 12 orësh dhe me shërbime suplementare. Kryesisht këto shërbime janë të vendosur në pikat më problematike dhe ku ka ngarkesë më shumë të trafikut”, tha Altin Dervishi, Shef i Qarkullimit Rrugor Pas kufizimit të lëvizjes së automjeteve të tonazhit të rëndë gjatë fundjavës, në segmente të ndryshme rrugore rikthehet një numër i konsiderueshëm kamionësh, përfshirë edhe mjete që hyjnë nga pikat kufitare...