Sherr mes të miturve në Kombinat, policia ndërhyn në kohë, 28 të proceduar
Një sherr i mundshëm mes disa të miturve është parandaluar këtë të mërkurë nga blutë e Tiranës. 28 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën thika, kaçavida dhe maska. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së informacionit në rrugë operative se disa grupe të miturish do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në Kombinat, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë për parandalimin e konfliktit. Në bazë të informacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Llambi Bonata”, disa të mitur të ndarë në grupe, të cilët dyshohet se do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë...
Burimi:
javanews.al