Vrasja e turistit në Ksamil, gazeta greke: Një polic dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej
Media greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull vrasjes të ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës në Ksamil, ku 29-vjeçari Sokrat Vata, vrau me thikë turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes në hotelin “Principotes”. “Protothema” iu referohet raportmeve në mediat shqiptare për ngjarjen dhe shkruan se në qendër të autoriteteve është roli i dy efektivëve të policisë, të cilët nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen. Një hapësirë i jepet edhe aksionit të policisë për arrestimin e Vatës, i cili u kap në tentativë për t’u arratisur në Levan të Fierit, i fshehur brenda bagazhit të makinës së dy shtetasve turq, që më pas rezultuan të njohur të autorit dhe e ndihmuan atë të largohej nga vendngjarja. Artikulli i plotë: Detaje të reja...
Burimi:
argjiroja.net