‘Duan të më vrasin’/ Zbardhet dëshmia e Ylli Zallës: Policia më ka futur në hasmëri…
Ylli Zalla, i arrestuar dy ditë më parë në Krujë, ka dhënë dëshminë e tij para gjykatës, ku u njoh edhe me masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjatë deklaratës së tij, ai ka thënë se është vetëdorëzuar dhe po priste policinë. 49-vjeçari ka mohuar se përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa ka pretenduar se ndodhet nën kërcënim për jetën. “Duan të më vrasin. Policia më ka futur në hasmëri me…”, mësohet të ketë deklaruar Zalla para gjykatës, duke iu referuar edhe sulmit me tritol ndaj banesës së tij, ngjarje pas së cilës ai publikoi një video. Mbrojtja ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke kundërshtuar argumentin se 49-vjeçari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas avokatëve, armët dhe municionet e sekuestruara gjatë arrestimit janë gjetur...
Burimi:
ntv.al