Haxhiu me kongresistët amerikanë: NATO-ja, siguri afatgjatë për Kosovën
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është çështje e sigurisë afatgjatë, paqes rajonale dhe vendit të saj “mes shteteve demokratike”. Ajo i bëri këto deklarata gjatë një takimi me dy kongresistët amerikanë, republikanin Keith Self dhe demokratin Suhas Subramanyam. Sipas Presidencës, Haxhiu e falënderoi Selfin për mbështetjen ndaj rrugës së Kosovës drejt NATO-s dhe për vëmendjen ndaj të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ajo tha se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara në siguri, mbrojtje, ekonomi, diplomaci dhe integrim euroatlantik. “Për Kosovën, miqësia me Shtetet e Bashkuara është edhe institucionale, por edhe personale. Populli ynë e mban mend kush qëndroi pranë nesh në momentet më përcaktuese të...
Burimi:
vizionplus.tv