Abdixhiku rikonfirmohet në krye të LDK

Abdixhiku rikonfirmohet në krye të LDK

Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij gjatë Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, të mbajtur këtë të enjte. Në Kuvend morën pjesë 328 nga 355 delegatë me të drejtë vote, të cilët u thirrën për të vendosur nëse Abdixhiku do të vazhdonte të drejtonte partinë apo do të largohej nga posti i kryetarit. Procesi i votimit u zhvillua pas kërkesës së një grupi delegatësh për rishikimin e udhëheqjes së LDK-së, duke e kthyer mbledhjen në një test të rëndësishëm për drejtimin e partisë. Në përfundim të votimit, Abdixhiku mori besimin e delegatëve dhe u rikonfirmua në detyrë, duke i mbijetuar nismës për shkarkimin e tij. Lumir Abdixhiku është kryetari i katërt në...